Krejt papritur, konfirmohet lidhja e Romeo Veshajt me vajzën e ministrit shqiptar

Këto ditë në media aktori Romeo Veshaj është komentuar shumë për ndarjen e tij nga Jonida Maliqi. U zbulua se dyshja janë ndarë që në muajin nëntor.
Por disa postime në rrjetet sociale nga i njëjti vend të vajzës së ministrit Niko Peleshi, Aleksias dhe të Romeo Veshajt, u ngritën dyshimet se dyshja ishin të lidhur.
Pasi këto aludime qarkulluan menjëherë në media, duket se Aleksia e ka konfirmuar këtë gjë. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku dallohet pak fytyra e Romeos, duke treguar kështu se ata janë në një lidhje dashurie.
