Konfirmohet lidhja e Oriolës me futbollistin shqiptar, Erosi publikon foton me modelen

Prej disa kohësh tashmë po përflitet në media se modelja Oriola Marashi është në një lidhje me futbollistin shqiptar Eros Grezda.

Dyshes iu publikua një foto bashkë ku shiheshin të kapur dorë për dore dhe ditët e para të 2020 ishin me pushime në Meksikë.

Së fundmi, ata janë izoluar bashkë dhe ndodhen në Zagreb, Kroaci. Madje, Erosi ka publikuar së fundmi një foto të vetën në Instagram ku shfaqet në ashensor dhe në pasqyrë duket Oriola.

Modelja është vënë re qartë nga komentuesit dhe madje komenti i Etrit Berishës ka rënë në sy. “Babloki, prapaskena e dyshimtë”, shkruan ai në këtë foto.

Ju mund të pëlqeni dhe këto