Klaudia Pepa tregon publikisht arsyen që u nda nga Albi Nako: “Nuk funksionoi më…”

Klaudia Pepa është një prej balerinave më të njohura shqiptare, e cila ka arritur një sukses të madh në shtetin italian.

Së fundmi, Klaudia është shprehur për jetën e saj sentimentale në një intervistë për “Revista Class”, ku ka rrëfyer se është ende të pritje të dashurisë pasi nuk është e lidhur që pas ndarjes nga koreografi Albi Nako.

“Akoma jo, por….po e pres (qesh). Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm”, është shprehur ajo.

Klaudia Pepa

E pyetur se si është marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin pas divorcit, Klaudia zbuloi se kanë një raport të qetë dhe një nga arsyet që solli ndarjen e tyre.

 “Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin. Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme”, ka thënë balerina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto