Kishte probleme me zemrën, humb jetën këngëtari i famshëm amerikan

Këngëtari i famshëm i hiteve “Ain’t no sunshine” apo “Lean on me”, Bill Withers, është ndarë nga jeta për shkak të problemeve me zemrën.

Këngëtari ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ka bërë të ditur familja e tij. Ai ishte i njohur për vokalin e tij, ndërsa këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen ende sot.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e burrit dhe babait tonë të dashur, të përkushtuar”, kanë thënë familjarët e tij.

Withers ishte fëmija më i vogël. Në moshën 29 vjeçare, ai iu fut botës së muzikës dhe u bë një nga emrat më të suksesshëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto