“Kisha probleme me zërin, më tha se s’do këndoja dot më”, Aurela Gaçe zbulon problemin e vështirë

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila njihet për energjinë e saj të pashtershme në këngë dhe preferohet shumë nga publiku shqiptar.

Së fundmi, Aurela ka dhënë një intervistë të sinqertë për “Vizion Plus”, ku ka zbuluar si kurrë më parë se ka pasur një problem me vokalin e saj.

Aurela ka thënë se atëherë ishte si ‘boksierët e rrugës’, pasi e sforconte shumë zërin nga puna e tepërt. Tani këngëtarja ka thënë se është mjekuar dhe ka mësuar si ta pushoj zërin, si ta ruajë dhe ta punojë atë.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Ëen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadëay. Ajo më pyeti sa këngë këndoja. Qesha dhe i thashë se ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me ore. I thërrita vetes, pasi aty kam pasur frikën më të madhe, se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë qe do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova”, tha Aurela.

Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baras me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja. Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim”, ka thënë Aurela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto