Kim u filmua duke qarë teksa bisedonte me të pas skandaleve, Kanye West bën deklaratën e fortë

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë pushtuar mediat këto ditët e fundit, pas deklaratave tronditëse që reperi bëri gjatë një prej fushatave të tij elektorale.

Disa ditë më parë, Kim fluturoi drejt Kanye për t’u takuar për herë të parë pas skandalit, ku Kanye tregoi se ata kishin menduar të abortonin vajzën e tyre, North.

Kim u fotografua në makinë duke qarë ndërsa bisedonte me Kanye. Pas takimit me Kim, Kanye ka rinisur me deklaratat e tij në Twitter.

Ai ka shkruar se njerëzit po shqetësohen për të, ndërsa ai shqetësohet për botën sepse ata mendojnë se nuk duhet qarë për një temë si aborti.

“Unë qava për faktin që mendova të abortoj fëmijën tim dhe të gjithë u shqetësuat për mua. Jam i shqetësuar për botën që mendon se nuk duhet qarë për këtë gjë”, ka shkruar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto