Khloe Kardashian fejohet me Tristian, detaji që nxorri zbuluar dyshen

Khloe Kardashian së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të dhe organizoi një super festë ditëlindje me të afërmit e saj në shtëpinë e saj.

Mirëpo, një detaj mjaft i rëndësishëm është vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale. Khloe është shfaqur me një unazë diamanti në gishtin e fejesës dhe po spekulohet se ajo dhe Tristian Thompson mund të jenë fejuar.

“A mund të flasim për atë unazë në gishtin e unazës të lutem?”, shkruan një ndjekës. Khloe shihet me unazën në gishtin e fejesës në një foto që ka publikuar ku ka vendosur dorën në gjoksin e vëllait të saj, Rob Kardashian.

“Po bëjmë sikur nuk e pamë atë unazë”, shkruan një ndjekës tjetër. Dyshja e kanë kaluar karantinën bashkë dhe kanë ngritur dyshimet se janë rikthyer bashkë pasi u ndanë për herë të dytë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto