Khloe i dedikon fjalë zemre Tristian pas ndarjes së tyre: “Nuk luf.tove për mua”

Tradhëtia e dytë e Tristian Thompson ndaj Khloe Kardashian dhe mbi të gjitha me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Jordyn Woods, u komentua shumë nga mediat.

Ylli i “KUWTK”, Khloe, i dha fund njëherë e mirë historisë së saj me basketbollistin, me të cilin ka edhe një vajzë, True.

Mirëpo, të gjithë këtë periudhë Khloe e ka vuajtur shumë ndarjen dhe pak më parë ka bërë një dedikim të ndjerë për ish të dashurin e saj.

“Pjesa më e trishtë e historisë tonë është se mund ta bënim të funksiononte. Nëse do të të interesoja ashtu siç ti më interesoje mua, do të luftoje për mua. Por nuk e bëre. Kështu që është e qartë, kisha të drejtë çdo herë që të thoja se të doja më shumë. Ti gjithmonë e mohoje dhe më thoje se ti më doje më shumë, por besoj se tani e dimë…”, ka shkruar Khloe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto