Kevin Hart bëhet baba për herë të katërt, partnerja e tij jep lajmin e ëmbël

Aktori i famshëm në të gjithë botën, Kevin Hart, do të bëhet baba për herë të katërt. Gruaja e tij, Eniko Parrish, ka dhënë lajmin se është shtatzanë.

Parrish ka publikuar në Instagram një foto të vetes së saj, ku shihet e veshur me një fustan të tejdukshëm që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

“Foshnja # 2”, e përshkroi ajo postimin. “Në mes të gjithë kësaj ne po numërojmë bekimet tona dhe nuk mund të jemi më mirënjohës! Së shpejti do të jemi një familje me 6 vetë!   # glowingandgrowing . ”

Hart ka një djalë 2 vjeç me Parrish, ndërsa ka një vajzë 15 vjeçare dhe një djalë 12 vjeç me ish gruan e tij, Torrei.

Ju mund të pëlqeni dhe këto