Këto janë dy miss-et shqiptare që do përfaqësojnë Shqipërinë e Kosovën në “Miss Globe”

Janë zgjedhur konkurrentet që do të përfaqësojnë njëra Shqipërinë dhe tjetra Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Globe”. Bëhet fjalë për Klea Bushin dhe Eriona Sejdiun, dy shqiptare që do marrin pjesë në këtë kompeticion bukurie.

Klea përfaqëson Shqipërinë dhe është nga Tirana. Ajo ka 22 vite që ka jetuar në Itali, ndërsa ka fituar edhe titullin “Miss Pavarësia” mes vajzave të diasporës.

Eriona Sejdiu përfaqëson Kosovën dhe studion shkenca juridike në Prishtinë. Po ashtu, ajo ka qenë aktive në disa projekte muzikore.

Së fundmi të dy vajzat kanë pozuar së bashku duke mbajtur flamujt e duke bërë shqiponjën me duar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto