Këngëtarja shqiptare merr surprizën më romantike nga i dashuri: “Të dua”

Anna Kabashi është një nga këngëtaret më të spikatura të momentit, e cila është shumë e komentuar në rrjetet sociale. Së fundmi, Anna ka bërë një postim në Instagram me të cilin ka nënkuptuar se ajo është në një marrëdhënie.

Në këtë foto, ajo ka publikuar një kuti gjigande që i ka ardhur me trëndafila të kuq, në mes të të cilëve shkruhen fjalët “Të dua”.

Anna më pas ka publikuar një foto ku shihet duke mbajtur kutinë në duar, ndërsa ka shkruar: “Trëndafilat janë të preferuarat e vajzave, i dua dhuratat si këto”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto