Flower
Flower

Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e filmit Pokemon Pikachu: “Jam shumë e lumtur!”

Filmi i njohur dhe që mezi po pritet nga shumë veta, “Pokemon Detective Pikachu”, duket se do të ketë në staf edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila së fundmi ka bërë të ditur se ka sjellë kolonën zanore të këtij filmi që do të publikohet më 10 maj, e cila quhet “Carry On”.

 “’Carry On’ me Kygo është publikuar! Kjo këngë është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë e lumtur që të gjithë mund ta dëgjojnë më në fund. Është kaq e mahnitshme të shohësh Pokemon të vijë në jetë në ekranin e madh! Faleminderit shumë Rob Lettermen që më dhe mua dhe Kygo-s një mundësi të mahnitshme dhe lirinë kreative për ta bërë këtë këngë realitet. Unë jam shumë e lumtur që filmi Pokemon Detective Pikachu publikohet më 10 maj. Mezi pres që ta shikoni”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto