Flower
Flower

Këngëtarja shpërtheu ndaj Ledri Vulës, reagon moderatori: “Hipokrizia e ca personave e neveritshme”

Një deklaratë e reperit Ledri Vula kur ishte i ftuar në emisionin “NIN”, bëri bujë pasi ai u shpreh se  “Edhe femrat ja kan’ nis me repovatë, diçka s’o n’rregull???”, një fjali që nuk u prit mirë.

Dje, këngëtarja Edona Vatoci shpërtheu ndaj Ledrit në një status në rrjetet sociale, ku thoshte se s’mund ta besonte të tilla fjalë nga reperi.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Ledrit, i cili ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se po të mendonte se femrat nuk bëjnë rep, s’do kishte bërë këngë me Taynën.

Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më  pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”, shkroi Ledri.

Në mbrojtje të reperit ka dalë së fundmi dhe moderatori i emisionit “NIN”, Aludim Hamiti, i cili ka sqaruar deklaratën e tij.

 “Duhet t’ua shpjegojmë situatën sepse siç duket Ledri është keqkuptuar dhe është nxjerr prej kontekstit. Jo sepse kam detyrim moral, por thjesht sepse indinjata, hipokrizia dhe moralizmi i disa personave është thjesht i neveritshëm. Para se të japin vlerësimin duhet të dëgjojnë më shumë se një minutë. Kur shprehet se edhe femrat kanë nis me repovat nënkupton që kanë rënë në nivelin e meshkujve me DISS-a dhe fjalë banale, e jo që nuk munden apo nuk janë të afta. Pa asnjë ofendim ndaj askujt”, shkruan moderatori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto