Këngëtarja e njohur zbulon ngacmimet që i bëjnë studentët: “Zyshe do e pimë një kafe?”

Së fundmi, e ftuar në emisionin “E diell” ka qenë këngëtarja e famshme shqiptare, Eliza Hoxha, e cila është edhe pedagoge e arkitekturës.

Gjatë emisionit, Ervin Kurti e pyeti atë:  “Ka ndonjë student që e kalon masën dhe të thotë: Zyshe do e pimë ndonjë kafe në darkë?”

Eliza ka pranuar gjatë emisionit se ka pasur ngacmime, por se gjithmonë i merr me sportivitet.

“Edhe ka. I përgjigjem me shumë sportivitet. Zakonisht edhe pi kafe me studentë. Por jo në 10 të darkës. Mundohem që ata të kuptojnë se komunikimin me ne e kanë të lirshëm, por me masë”, u përgjigj Eliza.

Ju mund të pëlqeni dhe këto