Muharrem Ahmeti pëson atak kardiak, shoku zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Këngëtari i njohur shqiptar, Muharrem Ahmeti, ka pasur probleme ditët e fundit me gjendjen e tij shëndetësore. Në media ka qarkulluar një lajm se ai ka pësuar atak kardiak.

Mbi këto lajme ka folur së fundmi violinisti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj. Përmes një postimi në Facebook, ai ka zbuluar se situata më e vështirë ka kaluar dhe ka thënë se Muharremi ka nevojë për lutjet e të gjithëve që të bëhet dhe më mirë.

 “Përshëndetje të gjithëve shokë kolegë të vëllait tonë Muharrem Ahmeti eshtë e pamundur t’ju përgjigjem çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rend shëndetësore por është gjallë i lutem të gjithëve atyre shokëve që postojnë gjera jo të  vërteta ti fshin sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona qe gjendja e tij të bëhet më mirë. Me respekt Kristi.”, shkruan Xhaferaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto