Flower
Flower

Këngëtari i njohur shokon botën me deklaratën e tij: “Nuk ndihem as mashkull, as femër”

Këngëtari me famë botërore, Sam Smith, ka habitur të gjithë fansat e tij dhe jo vetëm, në një intervistë të fundit që ka realizuar në Instagram.

Teksa po fliste, Sam është shprehur se nuk ndihet as mashkull e as femër, por një qenie pa gjini.  “Kur e pashë jo-binarin, gjininë, lexova për të dhe dëgjova që këta njerëz flisnin, unë thashë “Po ky jam unë”.

“Jo-binar/gjinor është një term në të cilin ju nuk identifikoni si gjini. Ju jeni një përzierje e të gjitha gjërave të ndryshme. Ju jeni krijim i veçantë. Kështu e kuptoj unë, nuk jam mashkull apo femër. Unë mendoj se notoj diku në mes. Është e gjitha në spektër”, është shprehur këngëtari, i cili së fundmi po përflitet në media edhe për ndarjen nga i dashuri i tij prej 9 muajsh, Brandon Flynn.

Ju mund të pëlqeni dhe këto