Këngëtari i famshëm shqiptar me koronavirus, rritet paniku pasi këndoi në një festë me mbi 60 persona

Këngëtari i famshëm shqiptar, Muhamet Sejdiu, ka dalë pozitiv me koronavirus pasi ka kryer testin e Covid-19.

Bashkë me bashkëshorten, para se të testoheshin, Muhameti ka qenë në një festë dhe ka kënduar para 60 personave.

Ky moment është kapur në një foto, ku këngëtari shihet i pranishëm afër personave të tjerë. “Kundra koronavirus”, shkruhet në këtë foto që  është shpërndarë në media.

Më pas, Sejdiu u nis drejt Gjermanisë dhe u kthye një ditë më parë, ku edhe bëri testin dhe doli pozitiv me koronavirus.

Shumë prej të ftuarve në këtë festë me siguri mund të jenë të frikësuar. Nuk dihet me siguri nëse Sejdiu ka qenë me koronavirus që kur ishte në Kosovë apo e ka marrë në Gjermani.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto