“Kanë vlerë, por nuk përdoren më”, Getinjo thumbon kolegët me deklaratën e fortë

Getinjo është një nga reperët më të njohur shqiptar, i cili është shumë i komentuar në media dhe mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram.

Së fundmi, Getinjo nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory ka thënë se janë disa artistë që mund të kenë vlerë, por u ka kaluar koha dhe nuk kanë çfarë të japin më në industrinë muzikore.

“A e dini qysh janë do artista sot?! Si parja markë, kanë vlerë ndoshta, por nuk shkojnë më, nuk përdoren më”, thotë ai.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto