“Kam mësuar të jetoj pa ty, por dhimbja nuk lehtësohet”, dedikimi prekës i Eminës për të ëmën

Ish modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, humbi të ëmën e saj disa vite më parë. Së fundmi, Emina ka bërë një shkrim rrënqethës dedikuar të ëmës.

Emina shkruan se është mësuar të jetojë pa të, por dhimbja mbetet e madhe. Ajo shprehet se shpreson shumë që e ëma një ditë të kthehet dhe t’i thojë se ishte vetëm një ëndërr e keqe.

“Sekondat. Minutat. Orët. Ditët. Javët. Muajt. Vitet. Të gjithë shkojnë shumë shpejt, por unë ende ndjej se një ditë ti do të trokasësh në derën time dhe do të më thuash se kjo ishte e gjitha një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetojë pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po lehtësohet. Më mungon shumë dhe do të bëja gjithçka në këtë botë vetëm për një përqafim prej teje. Derisa të takohemi sërish mami”, ka shkruar modelja.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto