“Kam ankth, po vuaj”, bashkëshortja e Justin Bieber tregon vështirësitë që kalon prapa kamerave

Ndonëse është një nga modelet më të njohura dhe më të paguara në të gjithë botën, Hailey Baldwin, bashkëshortja e Justin Bieber, ka vendosur të flasi hapur mbi vuajtjet që po kalon.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Hailey ka shkruar rreth disa gjërave që e mundojnë duke treguar se në fakt jeta e saj nuk është perfekte.

 “Dua ta filloj këtë vit duke u treguar më e hapur. Dua të hapem për gjërat që më bëjnë të vuaj. Jam 22 vjeçe dhe e vërteta është se pavarësisht sa e mrekullueshme mund të duket jeta ime nga jashtë, unë vuaj. Jam e pasigurt, jam e brishtë, jam e lënduar, kam frikëra, kam dyshime, kam ankth, mërzitem, inatosem. E gjej shpesh veten në Instagram duke krahasuar pamjen time dhe ndihem sikur nuk jam e mirë mjaftueshëm, ndihem sikur më mungojnë shumë gjëra dhe e kam shumë të vështirë të kem vetëbesim, sepse më duket sikur nuk jam e mirë sa duhet.

Çdo ditë është një betejë vetëbesimi për mua. Nuk po e shkruaj këtë për simpati apo për keqardhje, por thjesht për t`ju thënë që unë jam njeri. Jam një vajzë e re, që po mësoj kush jam dhe është shumë e vështirë. Është e vështirë të kuptosh kush je, por edhe më e vështirë është të krahasohesh me vajza të tjera, ndërkohë që mundohesh ta bësh këtë. Ka ditë që ndihem e pafuqishme për shkak të kësaj gjëje. Do të ishte shumë mirë sikur vajzat të ndihmonin njëra-tjetrën dhe jo t`i bënin të ndiheshin të paafta.

Ne të gjithë kemi dobësi dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë. Ajo që unë di është se Zoti na bëri individë për një arsye, me bukurinë tonë, personalitetin tonë dhe historinë tonë, pasi ka një plan dhe qëllim për gjithsecilin dhe Ai nuk gabon!  Kështu që këtë vit, unë do të bëj më të mirën që të jem vetvetja dhe të kem besim në atë që jam, sepse jam mjaftueshëm dhe kam dashuri, dhe kur ke dashuri, je mjaftueshëm”, shkroi Hailey.

View this post on Instagram

stepping into 2019 I want to be more open, I want to be more open about the things I struggle with, and be able to be more vulnerable. I’m a 22 years old, and the truth is no matter how amazing life may look from the outside I struggle… I’m insecure, I’m fragile, I’m hurting, I have fears, I have doubts, I have anxiety, I get sad, I get angry. I have had more days than I can count where I’ve found myself scrolling through Instagram comparing myself, comparing my looks, feeling like I’m not good enough feeling like I lack so many things and really struggling to be confident in who I am because I constantly feel like I’m just not good enough. Every single day is a confidence battle for me. I’m not writing this for a pity party or for sympathy but just to simply say, I’m a human.. I’m a young woman, I’m learning who I am and, it’s REALLY FREAKING HARD. It’s hard finding who you are, but what’s even harder is being picked apart and compared to other women while trying to do that. There are days that I’m simply broken because of it. It would be incredible if other young girls and women could find it in themselves to lift each other up, to stop making other women who are struggling JUST LIKE THEM, feel incompetent and less than. We ALL have flaws, and that will never change. What I do know is, God made us individuals for a reason, with our own beauty, our own personalities, and our own story because there’s a specific plan and purpose for each and every human created and he makes no mistakes!! So this year I’m gonna do my very best to just be ME and be confident with who I am. Cause I am enough, and I’m loved, and you are enough and you’re loved.

A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber) on

hailey-baldwin

Ju mund të pëlqeni dhe këto