“Kalova ditëlindjen më të bukur”, Kim Kardashian zbulon dhuratat marramendëse për 39 vjetorin e saj

Kim Kardashian, një nga femrat më të njohura dhe më të pushtetshme në gjithë botën, ka festuar ditëlindjen e 39-të  dje.

Përpos urimeve të shumta që ka marrë nga motrat, miqtë dhe të afërmit, Kim ka treguar si e ka festuar ditëlindjen. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se kjo ka qenë ditëlindja më e bukur deri tani.

“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë këtë ditëlindje! Kalova ditëlindjen më të mirë dhe relaksuese ndonjëherë! E kalova fundjavën me shokët e mi fantastikë në Palm Springs, më pas hëngra një darkë familjare në shtëpinë time. Restoranti im i preferuar armenian erdhi dhe u kujdes për darkën. Mora dhurata fantastike nga e gjithë familja dhe Kayne më dhuroi disa çanta fantastike. Ai dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”, ka thënë Kim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto