Kaloi koronavirusin gjatë shtatzanisë, Eliona Pitarka: “Nuk më lejohej të përdorja medikamente”

Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka, është në muajin e 9 të shtatzanisë dhe ka zbuluar se e kaloi koronavirusin në muajin janar.


Të shumta kanë qenë pyetjet që i kanë bërë ndjekësit se si e kaloi virusin. Ajo ka thënë se nuk mori asnjë mjekim dhe se bebi gëzon shëndet të plotë.


“Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime”, tregoi Eliona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto