“Ka plasur dashuria mes meje dhe Ilirit”, Monika zbulon si po e kalon kohën në izolim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5” pasditen e djeshme.

Kryemadhi ka treguar se gjatë këtyre ditëve të izolimit, ka plasur dashuria mes saj dhe Ilir Metës. Më tej, ajo ka treguar se për shkak të një operacioni që ka bërë në qershor, nuk ka mundësi të bëjë fëmijë të tjerë.

“Ka plasur dashuria e madhe. Kjo është e vërtetë. Nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Pas operacionit vitin e kaluar në Qershor nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam, që janë sa e gjithë bota, dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”, ka treguar Monika.

Ju mund të pëlqeni dhe këto