Jo vetëm Jonida Maliqi, edhe këngëtarja e njohur shqiptare akuzon RTSH që nuk i dha lekët

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, na përfaqësoi këtë vit në festivalin e Eurovisionit me këngën e saj fituese nga festivali i RTSH, “Ktheju Tokës”.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, Jonida zbuloi se RTSH ka disa  detyrime financiare ndaj saj, pasi kënga fituese në këtë festival paguhet.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, ka thënë Jonida Maliqi.

Por Jonida nuk është e vetmja që e ka akuzuar RTSH. Edhe Linda Halimi, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “World” në 2017, ka bërë të njëjtën akuzë.

“Të ardhmes si dihet. Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh kështu që nuk e besoj”, i është përgjigjur Linda një fanseje kur e pyeti nëse do rikthehet në festivalin e RTSH.

Ju mund të pëlqeni dhe këto