Jeton mes luksit e pushimeve marramendëse, Linda Rei zbulon kush ia mundëson këtë jetë

Linda Rei është një prej personazheve më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila prej daljes në ekran me emisionin “Dance with me”, ka vendosur të shkëputet nga televizioni.

Së fundmi, Linda në një intervistë për “Panorama Plus” ka zbuluar se si e siguron jetën luksoze që bën vazhdimisht, ku nuk mungojnë pushimet në vendet ekzotike.

“Mendoj që çdo njeri, nëse do vërtet diçka, mund ta bëjë. Unë si arrita? Vështirë të gjykosh diçka që ke, sepse si çdo gjë, kur e ke e arrin. Në momentin që e ke humb vlerën dhe është ndryshe si e shohin nga jashtë. Mund të jem hipokrite, dhe të them nga vetvetja ose nga inteligjenca, por e vërteta është që bukuria hap çdo derë dhe shemb çdo mur.

E them këtë sepse meshkujt nuk rriten kurrë, mbeten fëmijë dhe sa shohin një lodër të re dhe më të bukur se atë që kanë, bëjnë çmos për ta pasur. Por të arrish jetën e përrallave ose të pushimeve në Saint-Tropez është kollaj. Vështirë është të dish si të mos bëhesh kurrë lodra e vjetër. Por këtu pastaj hyn në punë mençuria, që me muret që shemb bukuria, mençuria ndërton kalatë.”, ka treguar ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto