Jetojnë në Turqi, por fjala e parë që tha djali i Almedës është në gjuhën shqipe

Almeda Abazi dhe Tolgahan janë një nga çiftet më të njohur në Shqipëri dhe në Turqi. Dyshja janë prindër të një djali, i cili quhet Efehan.

Me rastin e Shën Valentinit, Almeda dhe Tolga kanë festuar në një restorant në Stamboll, ku janë përballur me gazetarë që u kanë bërë shumë pyetje.

Dyshja kanë zbuluar më shumë për djalin e tyre, duke thënë se fjala e parë që tha vogëlushi ishte “Baba” dhe më pas “Dede” (Gjysh), ndërsa më pas “Nona” në shqip.

Almeda është shprehur se ajo i flet vetëm shqip fjalit të saj dhe për këtë arsye, vogëlushi është duke mësuar si turqisht dhe shqip.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto