“Jepja çikën Ledrit”, fansat i luten mamasë së Rita Orës, ajo u kthen përgjigjen e paparë

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e Ledri Vulës krah Rita Orës. Dyshja shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe dukeshin një çift mjaft simpatik.

Kjo foto nuk i shpëtoi as Vera Orës, mamasë së Ritës, e cila shkroi: “Ani zemra! Aww”, ndërsa Ledri ia ktheu: “Po përshtatet bre” dhe ajo vijoi duke i thënë: “Ashtu po duket”.

E pas këtyre komenteve, të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave që i kanë komentuar Verës.

“Jepja çikën oj ingje”, ndërsa Vera ua ka kthyer: “Ingja i mban çikat për veti hahah”, duke dhënë përgjigjen epike për fansat që duan t’i shikojnë bashkë Ledrin dhe Ritën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto