Flower
Flower

Jennifer Aniston bën rrëfimin e madh: Çfarë bisedova me Angelina Jolie para se ajo të lidhej me Brad Pitt

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin të martuar kur aktori njohu Angela Jolie në setin e filmit “Mr. & Ms. Smith” dhe u dashurua me të, ku krijoi më pas një familje.

Por pasi Angelina dhe Brad u ndanë dy vite më parë, aktori është përfolur se është rilidhur përsëri me Jenniferin.

Së fundmi, Aniston ka rrëfyer për “Vanity Fair” një nga momentet më të vështira në jetën e saj, ku ka zbuluar për herë të parë, bisedën e parë dhe të fundit që ka patur me Jolie para se ajo t’i merrte burrin.

Jennifer është shprehur se e ka takuar Angelinën në parkingun e makinave ku ishte duke xhiruar seritë e fundit të serialit “Friends” dhe mes tyre ka pasur një bisedë.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i lumtur që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”., ka treguar aktorja teksa më pas rrëfeu se në atë kohë marrëdhënia e saj me Pitt filloi të ishte në krizë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto