Flower
Flower

“Je vajza e tij apo jeni burrë e grua?”, Emina Çunmulaj shpërthen keq pasi i kritikuan lidhjen me burrin

Emina Çunmulaj është një nga modelet më të njohura dhe më të komentuara shqiptare, e cila jeton prej vitesh në SHBA me bashkëshortin e saj milioner dhe dy vajzat e tyre.

Këto ditë Emina është duke shijuar pushimet dimërore me familjen e saj dhe së fundmi ka publikuar një foto me bashkëshortin duke buzëqeshur nga vendi përrallor.

Por siç ndodh zakonisht në fotot me burrin e saj, edhe këtë herë ndjekësit e kanë kritikuar për diferencën në moshë që kanë ata të dy, duke i thënë se duken si babë e bijë.

“Më falni çfarë janë, babë e bijë apo bashkëshortë?”, i ka komentuar ndjekësja Eminës, ndërsa modelja i ka kthyer atij përgjigjen epike.

“Po ti këtë në foton tënde çfarë e ke, “gjysh”??”, i ka thënë Emina, duke e lënë pa fjalë ndjekësen.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto