“Je një mashkull pa testikuj”, plas debati mes Olti Currit dhe konkurrentit tek ‘Përputhen’

Një debat ka plasur gjatë rubrikës “Përputhen” pasi Dejvi kishte menduar gjatë takimit me Edonën që me disa gota shotsa, të vendoste në sfidë Edonën duke i bërë pyetje të sikletshme. Olti ka thënë për këtë skenë se priste nga momenti në moment të “kërciste dajaku”, duke e krahasuar atë me momentin e “Aventurierëve”.

Dejvi reagoi duke thënë se nuk lejon që emri i tij të përmendet si një “dhunues ndaj femrave”. Në debat e sipër Olti iu drejtua Dejvit me fjalët: “Ti përdore një femër për mburojë. Kjo tregon që je një mashkull pa testikuj”.

Olti: Dejvi është një djalë kërkon të bëj shoë në atë hapësirë televizive, e kërkon televizionin, e kërkon vëmendjen. Në një moment m’u duk si një puntatë e reality-shoë Aventurierët që po transmetohet në Top Channel. Mendova se këto do të pinë ato ‘shocat’ dhe më pas do të kërrciste dajaku.

Dejvi: Dajaku nuk mund të kërrciste sepse ishte një femër nga krahu tjetër. Nuk e kam këtë pjesë të  edukatës.

Olti: Nuk kam mbaruar, nuk kam mbaruar…

Dejvi: Jo por ku thua do të bëj dajak me një femër nuk e lejoj.

Olti: Unë jam për të dhënë këtu mendimin tim.

Dejvi: Nuk mund të quhet mendim që mund të bëj dajak me një femër.

Olti: Mendimi im është ky .

Dejvi: Nuk mund të kesh mendim dhune ndaj një femre. Nuk më duket mesazh i mirë për Top Channel.

Olti: Ti nuk censuron dot mendimin tim. Nuk ke aftësitë mbi të gjitha. Ti ke thjesht fatin që ne ulemi pranë njëri-tjetrit në një kohë televizive. Kështu që mbylle tani dhe mos e zgjat më. Mbylle sepse nuk po të dëgjon asnjë dhe unë  po them mendimin tim.

Dejvi: Jemi në 2020 dhe duhet të japim mendime sensibilizuese për femrën.

Olti: Nuk jep ti mesazhe sensibilizuese duke i çuar femrës alkool që të flasi. Ti duhet ta bësh femrën të flasë pa alkool. Ti tani që tërheq vëmendjen e publikut për të dhënë mesazhe sensibilizuese, ti po mbrohesh në mënyrën më të poshtër që mund të mbrohet një mashkull duke vënë një femër mburojë. Ti sapo vure një femër mburojë dhe tregon kjo që je një mashkull pa testikuj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto