“Jam shumë llupëse”, Jonida zbulon nepsin e madh që ka patur gjatë shtatzanisë

Jonida Vokshi do të bëhet shumë shpejt nënë. Moderatorja shqiptare ka thënë së fundmi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Besniku, kanë pasur gjithmonë dëshirë të bëheshin me një vajzë dhe kjo iu realizua.

Gjatë një interviste për “Revista Who”, Jonida është pyetur se për çfarë ka pasur më shumë neps këto kohët e fundit.

“Unë kam lindur me neps. Gjithmonë kam pasur frikë që kur të vijë momenti i shtatzënisë nuk do përmbahem dhe nuk do ketë më masë veshjesh që do më merrnin përsipër. Sepse jam shumë llupëse. Por për fatin tim të mirë mbeta njësoj, domethënë nuk pata ndonjë shtim të nepsit apo oreksit gjatë shtatzënisë. Kam ngrënë njësoj si më përpara, përveç ndonjë akullore XXL që më hahej pas byrekut me spinaq që mami Besnikut e bën aq të mirë (qesh)”, ka thënë moderatorja, duke treguar se nuk ka shtuar shumë në peshë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto