“Jam shtirur në shtrat me ty”, këngëtarja e famshme bën deklaratën tronditëse ndaj ish burrit

Një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it kanë qenë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Por pas gati 10 vitesh historie dashurie, ata u divorcuan krejt papritur.

Së fundmi, Miley ka nxjerrë edhe albumin e saj të 7, për të cilin ka punuar prej tre vitesh. Në këtë album, ajo ka një këngë me titull “Win some, lose some”, që thuhet se ka thumbuar pikërisht Liam, ish burrin e saj.

Sipas “The sun”, Miley thotë se ishte shtirur në krevat me Liam, pasi shprehet: “Natën e shkuar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di se ne ishim gati të vdekur. Nuk mundem t’i numëroj të gjitha herët që jam shtirur, faleminderit Zotit për mendimet në kokën time. Ti më njeh më mirë se kushdo, por më lëndove më shumë se kushdo. Nuk mund të shtirem më.”

Ju mund të pëlqeni dhe këto