Flower
Flower

“Jam pak vonë”, ministrja Shahini zbulon planin e t’u bërit nënë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur së fundmi mbi dëshirën që ka për t’u bërë nënë, vetëm disa muaj pas martesës me deputetin kosovar.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo, e ka pyetur Shahinin sa fëmijë do të ketë.

Ministrja ka thënë se për shkak të angazhimeve me punë e kanë pak të vështirë të gjejnë kohë ajo dhe burri për njëri-tjetrin. Mirëpo, Shahini është shprehur se ka dëshirë të ketë 5 fëmijë, por është pak vonë për këtë.

“Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”, tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto