“Jam në procese të ndërlikuara ligjore”, Era Istrefi zbulon çfarë i ka ndodhur

Ditën e djeshme Era Istrefi publikoi këngën e saj më të re me titull “No Maybes” që është në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Snecan.

Së fundmi, Era ka treguar se kjo këngë është bërë që në vitin 2018, por vetëm tani u publikua pasi ka pasur disa procese të ndërlikuara ligjore.

Më tej, Era ka shkruar se nuk është shumë e kënaqur me publikimin e kësaj kënge, pasi pret të publikojë të tjera këngë që i përkasin një rryme tjetër.

“Të më lansohen këngët pas 2 vitesh që i bëj, përshembull kjo e fundit ‘No Maybes’ për mua nuk është e lehtë se tani jam në tripa tjerë e valë tjetër e kam shumë gjëra më ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu këngë t’reja. Ishalla s’vdes pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse akoma jam në procese shumë të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kam arritur në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kam për ta arritur”, shkruan Era.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto