“Jam me fat”, Isli flet mbi marrëdhënien me Ori Nebiajn

Isli Islami dhe Ori Nebiaj prej vitesh punojnë së bashku në emisionin e mëngjesit “Wake Up”. Për shkak se janë përherë bashkë, ata janë përfolur në një lidhje.

 

Së fundmi, Isli ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien me Orin.

“Ori ashtu siç duket në ekran, ashtu edhe është në të vërtetë, është komode, është e qeshur…”, tha Isli dhe theksoi: “Është mikeshë shumë e mirë”.

“Ndër personat e parë që shoh në mëngjes është Ori dhe jam me fat se kam ç’të shoh”, u shpreh Isli.

Ju mund të pëlqeni dhe këto