“Jam më e tërhequr ndaj femrave”, Miley Cyrus flet për marrëdhëniet me vajzat

Miley Cyrus prej disa vitesh tanimë e ka pranuar publikisht që është biseksuale. Gjatë një interviste të fundit për “Sirius XM”, ajo ka deklaruar se është më shumë e tërhequr nga femrat.

Gjithashtu, Miley ka deklaruar se brenda një lidhjeje me të njëjtën gjini është më e lehtë të gjesh ‘rolin’ e duhur brenda marrëdhënies.

 “Vajzat janë shumë më seksi. Ne e dimë këtë gjë. Të gjithë mund të biem dakord se që nga kohët antike organet gjenitale të meshkujve mund të bënin skulptura të mrekullueshme. Për më tepër, unë nuk jam aq e interesuar. Mua më pëlqejnë si vepra arti”, tha Miley.

Ju mund të pëlqeni dhe këto