“Jam i gëzuar, por edhe i mërzitur”, reagon Mozzik pasi publikoi albumin e tij të ri

Mozzik ditën e djeshme publikoi albumin e tij të ri me titull “MozzArt”, këngët e të cilit janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Një nga këngët e albumit quhet “Hana”, që është një dedikim për të bijën e tij, ku reperi tregon momentet kur ai dhe Loredana zbuluan se do bëheshin prindër.

Mozzik ka rrëfyer se ky album është shumë special për të, pasi ka dhënë disa detaje nga jeta e tij personale. Për këtë arsye, emocionet e reperit pas publikimit të albumit janë të ndryshme.

“Sot jom gzushëm, jom mërzitshëm, jom krejt kapak… mu kanë përzi edhe emocionet shumë. Faleminderit shumë njerëz të mirë.. çdo mesazh po e lexoj. Ju përqafi të gjithëve”, ka shkruar reperi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto