Flower
Flower

Iu publikua videoja ku bënte sherr në klub, Rina zbulon të vërtetën pas saj

Këto ditë në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video, ku shihej një vajzë me flokë të kuqe që zihej keq me një tjetër femër në një klub. Menjëherë fansat thanë se bëhej fjalë për reperen e njohur, Rina Balaj.

Por së fundmi, Rina ka thyer heshtjen. Përmes një postimi në Instastory, reperja ka treguar se nuk është ajo në këtë video dhe se është kundra sherreve.

“Kjo video e cila ditët e fundit ka pushtuar rrjetet sociale me pretekstin se jam unë, desha ti paralajmëroja të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe që jam gjithmonë kundër këtyre dukurive”, ka shkruar Rina pranë videos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto