Iu publikua audioja ku shante me fjalë të rënda e kërcënonte se do i dilte para trenit, reagon Morena Taraku

Disa ditë më parë, në media u publikua një audio që tregonte bisedën mes një vajze, e cila kërcënonte një mashkull se do të vriste veten.

Me zërin që i dridhej, vajza i kërkonte partnerit t’i thoshte ku ishte për të sqaruar një situatë që ajo nuk e tregon në telefon. Në këtë audio u tha se ishte zëri i Morena Tarakut, ndonëse këngëtarja zgjodhi të mos fliste për këtë.

Në audio dëgjohej vajza që kërcënonte partnerin se do të dilte para trenit. Së fundmi, Morena ka bërë një shkrim në Instastory ku thotë se pas këtij lajmi, i janë rritur vizitat në Instagram.

“Mka hyp qaq nalt profile visits sa po lypin reklam Diori, qe lokacioni”, shkruan Morena duke qeshur.

Në audion e publikuar, Morena i fliste një personi që i kishte bërë dhuratë një makinë që i hapi probleme në doganë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto