“Ishte shumë e dhimbshme”, Rita Ora i nënshtrohet operacionit të vështirë

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, Rita ka ndarë me ndjekësit një detaj nga jeta e saj. Ajo ka bërë të ditur se përmes një operacioni ka hequr bajamet dhe ishte shumë e dhimbshme.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe po ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por nga ana tjetër më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem. Është bekim të shërohesh në paqe dhe të vizualisosh çfarë do bësh në të ardhmen”, ka treguar Rita.

Ju mund të pëlqeni dhe këto