“Ishte nata e tmerrit”, Inva Mula tregon për frikën që përjetoi gjatë tërmetit të madh

Së fundmi, sopranoja e famshme Inva Mula ka treguar momentin e frikshëm se si e përjetoi ajo tërmetin e 26 nëntorit. Atë natë, sopranoja, që prej vitesh jeton në Paris, ka qenë në Tiranë.

 “Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty’”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.

Ju mund të pëlqeni dhe këto