“Ishte katastrofale”, Loredana zbulon si e pritën shtatzaninë ajo dhe reperi

Loredana ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “NIN”, prej nga ku ka komentuar lidhjen e saj me Mozzik, ku u shpreh se ndonëse janë ndarë, vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë bashkë.

Lidhur me shtatzaninë e saj, Loredana ka treguar se Mozzik e ka ndihmuar shumë dhe se ata të dy kishin vendosur mos t’i tregonin askujt, por fjalët u përhapën.

Loredana u shpreh se dyshja arritën ta mbanin të fshehtë vetëm për dy javë lajmin dhe më pas e morën vesh të gjithë familjarët.

“Në shtatzëni kam qenë katastrofale. Mozzik ka qenë 24 orë në këmbë, është sjellë shumë mirë me mua në shtatzëni, emocionalisht s’e kam njohur veten”, u shpreh Loredana.

Ju mund të pëlqeni dhe këto