“Ishte idhulli im”, mes lotësh, Zef Deda kujton momentet me Gëzim Krujën

Mjeshtri i Madh, aktori i njohur i humorit shkodran, Gëzim Kruja, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 80 vjeçare, një lajm që hidhëroi gjithë popullin shqiptar.

Bashkëpunëtori i tij në shumë skena të humorit, Zef Deda, ka treguar së fundmi se Kruja ishte jo vetëm shoku i tij i mirë, por edhe idhulli i tij.

“Ai ishte një idhull i jashtëzakonshëm që në fëmijërinë time, ai na frymëzoi ne të gjithëve që të shkonim në gjurmët e tij, për të bërë të buzëqeshur atë publik që na dhuron duartrokitje dhe kaq shumë emocione. Para katër muajsh patëm ditëlindjen e Gëzimit, u mobilizuam të gjithë që t’i bënim një festë, ai kishte një goditje të rëndë në aparatin folës. Ai ishte gëzimi më i madh i tij, dhe për familjen e tij, dhe do të jetë një ditë që do ta mbajmë mend gjatë që të gjithë”, është shprehur Zef Deda për “Fax News” teksa nuk i ka mbajtur lotët për humbjen e mikut të tij.

Deda ka rrëfyer se ditët e fundit Gëzimi kishte patur problem me frymëmarrjen. “Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm pavarësisht roleve që ka pasur, dhe ai ka qenë një mik i jashtëzakonshëm, që gjithmonë dinte të na qëndronte afër dhe të na surprizonte”, ka thënë Deda.

Ju mund të pëlqeni dhe këto