Ish-i dashuri i Bora Zemanit tregon planet për martesë

Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2017. Ata nuk zbuluan shkakun e ndarjes megjithatë tani secili prej tyre vazhdon jetën e tij.

Bora Zemani përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, madje ata prezantojnë edhe një emision bashkë.

Përsa i përket Vin Velit, DJ në një intetvistë për “Bordo.al” ka refuzuar të flasë për çështjet e zemrës, megjithatë ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm.

“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës (Qesh) Publike do ta bëj vetëm kur të martohem (Qesh)! Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”, ka thënë Vin Veli.

Ju mund të pëlqeni dhe këto