Infektohet modelja shqiptare në muajin e 9 të shtatzanisë: “Uroj ta kaloj Covidin para se të lind”

Modelja shqiptare Greis Petroviç ka zhvilluar së fundmi një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar se është infektuar me koronavirus.

Greis është në muajin e 9 të shtatzanisë, ndërsa ka treguar se është izoluar në shtëpi. Modelja u shpreh se po e kalon mirë dhe nuk ka temperaturë të shpeshtë.

“Miqtë e mi dhe mikeshat e mia, që nuk i takoj prej muajsh, më thonin “Greis kështu siç po ruhesh ti, nuk ka Covid që të të zëri”. Unë jam diku te dita e 7-8. Po e kaloj mirë, me një temperaturë të përballueshme, jo të shpeshtë, falë Zotit. Po e kaloj mirë. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë që të gjithëve. Uroj të kalojë ky dreq covid para se të lind djalin”, u shpreh modelja.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto