Infektohet me koronavirus ish producenti Harvey Weinstein

Ish producenti i filmave të Hollywood, Harvey Weinstein, është infektuar me koronavirus. 68 vjeçari është izoluar, sipas Michael Powers, presidentit të oficerëve të shtetit të Nju Jorkut.

Mësohet se disa anëtarë të stafit po ashtu janë izoluar. Weinstein është dënuar me 23 vite burg për sulm seksual ndaj ish asistentes Mimi Haleyi dhe për përdhunimin e Jessica Mann.

Ish producenti vuan nga diabeti dhe probleme të tensionit të lartë.  “Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Z. Weinstein, ne sigurisht jemi të shqetësuar, nëse ky është rasti, dhe ne po vëzhgojmë me vigjilencë situatën”,  tha avokati Imran Ansari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto