Ilda i zuri vendin në emisionin sportiv, reagon Nevina Shtylla: “Mendova t’ia thyej takat”

Këtë sezon televiziv, Ilda Bejleri është shfaqur në moderimin e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel. Sezonin e kaluar në këtë emision ishte Nevina Shtylla.

Mbrëmjen e djeshme në këtë emision ka qenë e ftuar Nevina, e cila tashmë do të moderojë emisionin “Në shtëpinë tonë”.

Teksa Ilda po moderonte emisionin, Nevina ka bërë një batutë, duke u shprehur se:  “Me aq zili e pashë këtë studio sa mendova njëherë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty.”

Teksa të gjithë kanë qeshur, Ilda i tha se “I kam spiranca dhe ngulen thellë”, duke nënkuptuar se nuk e lëvizin që aty.

Më pas, Nevina është shprehur se nuk është penduar që u largua.  “Tani jam si mikeshë edhe më duket se është më bukur kështu”, tha moderatorja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto