Flower
Flower

“Ilda Bejleri martohet”, Olti Curri zbulon planet e moderatores

 

Ilda Bejleri është një prej moderatoreve më të njohura shqiptare, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe tërheq shumë vëmendje me fotot e saj.

Siç dihet, Ilda ka një miqësi të mirë me gazetarin e njohur Olti Curri, i cili pak më parë ka zbuluar planet për martesë të Ildës.

Olti ka publikuar në Instastory disa video, ku shihet teksa filmon këngëtarin Sinan Hoxha dhe e pyet nëse pranon të këndojë në dasmën e Ildës.

“Sinan Hoxha, një pyetje kam unë. Po, jo? Bëhet, s’bëhet? Sa lekë do ti për dasmën e Ilda Bejlerit? Fillon dasma ditën e hënë, mbaron të hënën tjetër”, i thotë Olti Sinanit, ndërsa Ilda qesh.

“Zakon tironsish, ne tironsit rregullohemi me njëri-tjetrin, pa pare”, ia kthen Sinani. “Ja kryesori u kry, tani duhet dhëndri”, ka shkruar Olti me humor në këto video.

Ju mund të pëlqeni dhe këto