Ilda Bejleri largohet nga “Top Channel”? Zbulohet e vërteta pas fotos që bëri bujë

Së fundmi, u përfol në media se moderatorja Ilda Bejleri do të largohej nga Top Channel për tek Tv Klan për shkak të një fotoje që u publikua.

Në këtë foto, Ilda u pa krahas Ardit Gjebreas gjatë xhirimeve të “E diela shqiptare”. Së fundmi, është zbuluar e vërteta që qëndron pas kësaj fotoje.

Burime për “Anabel” bëjnë të ditur se Ilda nuk do të largohet nga emisioni “Procesi Sportiv” që drejton në Top Channel. Ajo ndodhet në Tv Klan për shkak të një eventi që do të zhvillohet tek “E diela shqiptare”.

Mësohet se emisioni që do të transmetohet rreth orës 18:00, do të kthehet në një sfilatë të organizuar nga Joni Peçi, ku do jenë të ftuar personazhe të njohur, si  Inva Mula, Aurela Gaçe, Xhensila Myrtezaj, Bora Zemani, Ilda Bejleri, Eli Fara e të tjerë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto