Ia kaloi edhe repereve të huaja, Loredana fiton çmimin e rëndësishëm jashtë shtetit

Loredana është kthyer në një emër shumë të lakuar në media këto kohët e fundit, e sidomos pas skandalit me vjedhjen e mijëra eurove nga një çift zvicerian.

Por pavarësisht këtij skandali, këngët e Loredanës janë kthyer në super hite, si në Shqipëri, ashtu dhe në Gjermani e Zvicër.

Së fundmi, reperja ka bërë të ditur se ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm. Ajo është vlerësuar mbrëmjen e djeshme me çmimin “Reperja më e mirë” nga ceremonia Hype që u organizua nga Sony Music.

Vetë reperja shqiptare nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni, por ka falenderuar përmes një videoje në Instagram fansat e saj, bashkëshortin Mozzik dhe dy bashkëpunëtorët, Macloud dhe Miksu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto